Kosovari shkoi në spitalin privat Sistina në Shkup për të operuar gjurin e majtë, u zgjua me fasha në këmbën e djathtë

Një pacienti shqiptar nga Kosova i ka ndodhur diçka e papritur në spitalin privat në Shkup, Acibadem Sistina.

Remzi Toçilla nga Kosova kishte ardhur për operacion të gjurit në këmbën e majtë, ndëra në momentin që është zgjuar dhe ka ardhur në vete pas operacionit ai ka vërejtur fasha në gjurin e këmbës së tij të djathtë, nga ku ka kuptuar se është operuar gabimisht.

Mjekët për ta mbuluar rastin i kanë thënë që do e bëjnë operacion pas dy jave në këmbën që është dashtë të bëhet, duke mos e pranuar fillimisht që kanë bërë gabim!

Në bisedë me mjek tjetër, atij i është thënë se nuk ka pasur fare nevojë për një ndërhyrje të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *