Komunikacioni në ndërprerje, rrokulliset një veturë në rrugën Shtip–Koçani

Për shkak të një aksidenti rrugor, sot nga ora 07:40 qarkullimi në autostradën Shtip – Koçani është në ndërprerje.

Një veturë e tipit “Seat” me targa të Koçanit është rrokullisur, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.

“Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, shtojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *