I pari i Policisë vizitoi stacionet në “Tanushë” dhe “Bllacë”: Nuk punojnë kamerat për vëzhgim të pikës kufitare me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar një vizitë pune në stacionet policore të mbikëqyrjes kufitare “Tanushë” dhe “Bllacë”, të cilat janë përgjegjëse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e një pjese të vijës kufitare me Republikën e Kosovës, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga vizita është konstatuar se në këtë pjesë ka mungesë të stafit, por edhe që nuk punojnë kamerat speciale për vëzhgim.

“Të dy stacionet e policisë përballen me mungesë të stafit për sa i përket burimeve njerëzore dhe mungesë të mjeteve motorike që janë të nevojshme për kryerjen me sukses të detyrave të tyre, duke pasur parasysh specifikën e zonës që mbulojnë. Në fakt prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në këto objekte , ndërsa automjetet speciale që janë të pajisura me kamera të përshtatshme për vëzhgimin e zonës prej kohësh nuk janë servisuar dhe janë lënë jashtë përdorimit, gjë që kërcënon në mënyrë indirekte sigurinë e vijës kufitare për të cilën janë kompetentë”, theksoi ministri Toshkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *