Gjykata Kushtetuese: Shfuqizohet grafa etnike në certifikatat e lindjes

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka marrë vendim me të cilën shfuqizohet grafa e “nacionalitetit” në Ligjin për evidencë amë, thonë nga Gjykata Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Kushtetuese e ka marrë vendim në kuadër të lëndës të formuar sipas iniciativës të dorëzuar nga partia “E Majta”.

Sipas Gjykatës, deklarimi i nacionalitetit nuk është e obligueshme, por një mundësi (informacion jo i detyrueshëm) me anë të së cilës qytetarëve u hiqet e drejta për të mos deklaruar nacionalitetin e tyre, për të cilën Gjykata vlerësoi pëlqimin e pjesëve kontestuese të parashikuara në dispozitat të ligjit me nenin 8, paragrafi 1, paragrafi 2, të Kushtetutës për shprehjen e lirë të përkatësisë kombëtare, si vlerë themelore e rendit kushtetues që përfshin të drejtën e personit për të shprehur, por edhe për të mos shprehur përkatësinë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *