Gjoba për 113 shoferë në Kumanovë

Gjatë ditës së djeshme (09.06.2024) në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, Departamenti për Çështje Rrugore ka kryer një kontroll aksion në territorin e Kumanovës, për sanksionimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Gjatë kontrollit janë sanksionuar 113 drejtues automjetesh, nga të cilët 43 për vozitje pa leje, tre sanksione për leje të skaduar të qarkullimit, 26 gjoba për mospërdorim të helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *