Fronti Europian po merr formë. Bashkëpunimin e zyrtarizojnë edhe dy parti të tjera!

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, deri tani ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit – Zjedit dhe Unionin e Romëve të Kurto Dudush. Gjatë ditës së nesërme, zyrtarizimi do të bëhet edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe PDE-në e Arjanit Hoxhës.

“Nesër, e hënë, 25 mars 2024, me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në qendër të Tetovës, mbahet konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partine Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike Europiane”, njoftuan nga BDI.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi të shtunën pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të partisë deklaroi që: “Do të jemi parti dyshe me BDI-në, sepse atë e shohim si forca kryesore për të arrit te fitorja. Që të mos i lejojmë partive Maqedonëse ti ngrenë istuticionet pa ne””, tha ai.”

Edhe Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane në mbledhjen e mbajtur sonte miratoi vendimin që në zgjedhjet Presidenciale të 24 Prillit dhe zgjedhjet Parlamentare të 8 Majit PDE të garon si pjesë e koalicionit “Fronti Europian”.

Jo zyrtarisht, Flaka mëson që partia e Ali Ahmetit është në bisedime edhe me parti të komuniteteve më të vogla në vend. Në opinon është përfolur edhe një marrëveshje e mundshme koalicioni me ASH-në e Ziadin Selës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *