Escobar: SHBA pret një Qeveri pro NATO dhe BE pas zgjedhjeve në RMV

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur sot mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut, duke e vlerësuar si një partner të rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimi Evropian.

Në një konferencë në Bruksel para vizitës së tij në disa vende të rajonit, Escobar theksoi se Shtetet e Bashkuara presin një qeveri të re të angazhuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE, si dhe në luftën kundër korrupsionit. Ai gjithashtu shprehu shpresën për një dialog të hapur dhe konstruktiv pas zgjedhjeve, duke premtuar përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-ve për të mbështetur rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt perspektivës evropiane.

Në lidhje me propozimin e Senatit Amerikan për hapjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut pa kushte shtesë dypalëshe, Escobar theksoi nevojën për një zgjidhje të dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke u bazuar në faktet e prezantuara. Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA-të janë të vendosura për të mbajtur Ballkanin Perëndimor në rrugën e paqes dhe të bashkëpunimit rajonal.

Në përfundim, Escobar përmendi rëndësinë e tejkalimit të çështjeve të pazgjidhura në rajon për të reduktuar rrezikun nga ndërhyrjet e jashtme, duke përfshirë ato nga Rusia, dhe theksoi nevojën për të vazhduar punën drejt integritetit territorial dhe stabilitetit në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *