Dyshohet se ra aksidentalisht në lumë në afërsi të pikës kufitare, Aktivistët e Peshkimit tregojnë momentin kur u gjet trupi i pajetë

Të martën pasdite një tragjedi ka ndodhur në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”, ku një person 69-vjeçar nga Ferizaj, dyshohet se ka rënë në lumin Morava duke humbur edhe jetën.

I ndjeri, bashkë me djalin dhe vajzën, ishte duke udhëtuar me makinë drejt pikës kufitare,  por ai është afruar drejt lumit ku dyshohet se ka rënë aty a

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se rasti është nën hetime, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, Ranillug ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaj dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare ‘Dheu i bardhë’”, kishte njoftuar Hashani.

Në rrjetet sociale, saktësisht Aktivistë të Peshkimit kanë publikuar në Facebook momentin kur është gjetur trupi i pajetë i 69-vjeçarit.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar për Telegrafin se videoja e publikuar është ajo e momentit kur është gjetur trupi i pajetë i 69-vjeçarit nga Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *