Ditë e hapur e Armatës në Tetovë, qytetarët mund t’i shohin nga afër automjetet dhe pajisjet ushtarake

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës ë Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Tetovës sot në sheshin qendror të qytetit organizojnë ditë të hapur për qytetarët, transmeton.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ngjarja është pjesë e aktiviteteve me të cilat shënohet 75 vjetori i formimit të NATO-s dhe 4 vjetori nga anëtarësimi ynë në Aleancë.

Në ditën e hapur, të pranishmit do të kenë mundësi që të dëgjojnë muzikë nga orkestra ushtarake, ndërkaq më pas do të ketë edhe tregim të shkathtësive luftarake të forcave speciale. Qytetarët do të kenë mundësi që t’i shohin edhe një pjesë të automjeteve ushtarake dhe pajisjet me të cilat disponojnë njësitë e Armatës.

“Qytetarët do të kenë mundësi që në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e armatës të njihen me karakteristikat teknike të pajisjeve ushtarake dhe automjeteve, trajnimet dhe pajisjet e njësive speciale të Armatës. Aktiviteti do të ndiqet nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, eprori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Dita e hapur në Tetovë është pjesë e ngjarjeve të planifikuara të cilat organizohen në shtatë qytete, nëpërmjet të cilave do të shënohet 75 vjetori i themelimit të NATO-s dhe 4 vjetori i anëtarësimit të vendit në këtë aleancë ushtarake. Deri më tani, ngjarja është mbajtur në Strumicë, Kavadar dhe Shtip, ndërkaq javën e ardhshme do të mbahet në Ohër, Prilep dhe Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *