Diplomati amerikan Riker: Blinken ishte i kënaqur me kryesimin e Osmanit me OSBE-në

Ish ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Filip Riker ishte i ftuari i radhës në podcastin e kandidatit për president, Bujar Osmanit.

Riker tha se falë kontributit të Bujar Osmanit kryesimi i Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Ministrave ishte shumë i sukseshëm.

“Epo, së pari mendoj se kryesimi i zyrës së Maqedonisë së Veriut ishte shumë i sukseshëm dhe shumë nga kjo, falë jush dhe lidershipit tuaj në atë në atë rol. E di se ishte rraskapitës dhe u desh shumë deri në Këshillin e Ministrave. Dhe e di se sekretare Blinken, ishte i kënaqur që mund të vinte. Ai bëri një përpjekje të madhe për ta bërë këtë në një kohë sfiduese, por ai ishte i përkushtuar të ishte këtu”, u shpreh Riker.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *