Diellza Uzeiri nga Tetova zë vendin e parë në garat ndërkombëtare të pianistëve të rinj

Në garat ndërkombëtare të pianisteve të rinj që janë mbajtur në qytetin e Vranjes në Serbi, Deillza Uzeiri nga Tetova ka zënë vendin e parë.

Garat janë zhvilluar në një konkurrencë të fortë me shumë garues nga disa shtete në shkollën e muzikës “Stevan Mokranjac”, ku Uzeiri është vlerësuar me 98 pikë me çka edhe është renditur e para në këto gara.

Ndryshe, Deillza ndejk mësimiet për muzikë, gjegjësisht piano në shkollën e muzikës “Todor Skallovski” në qytetin e Tetovës në klasën e Anastasia Vollçevska Obadikj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *