Detaje nga sulmi me armë në Haraçinë

Sipas informacioneve të fundit jozyrtare  tre të plagosur rezultojnë nga incidenti me armë në Haraçinë, ku ishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit, ka raportuar Klan Maqedoni.

Kreu i kësaj komune, Ibrahimi edhe më parë ka pasur probleme të kësaj natyre, dhe se tashmë në Haraçinë dihet gjithë historia e këtij problemi mes një familje të njohur dhe kryetarit të komunës.

Muaj më parë komuna ishte mbyllur dhe stafi nuk kishte shkuar në punë, për shkaqe sigurie. Për këtë problem janë ngritur edhe kallëzime penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *