Dëmtoi Real Madridin ndaj Valencias – ky do të jetë dënimi për gjyqtarin Manzano

Pas skandalit që shpërtheu në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, mediat Spanjolle kanë filluar të parashikojnë ndëshkimin që e pret gjyqtarin Jesus Gil Manzano.

Ai ishte arbitri kryesor i ndeshjes mes dy skuadrave në Mestalla, që pati, për të mos thënë, një mbyllje kurioze që, në fund të fundit, i dha mundësinë Jude Bellingham për të shënuar golin e fitores.

Me sa duket, Komiteti i Arbitrazhit Teknik të RFEF do ta ndëshkojë me vetëm dy ndeshje.

Kjo do të thotë se Manzano nuk do të mund të ndajë drejtësinë për një muaj, duke bërë që ai të reflektojë për gabimin trashanik që ka bërë në atë ndeshje.

Natyrisht se Real Madridi do të kërkojë që federata spanjolle të jetë edhe më e ashpër për dënimin ndaj Mazanos, duke synuar të përçojë mesazh edhe tek gjyqtarët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *