Davkova: Të mos hyjnë ndarje të reja

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, nga koalicioni “Maqedonia jote”, në tubimin e mbrëmshëm në Demir Hisar bëri thirrje për bashkim të popullatës dhe jo ndarje siç e quajti ajo.

“Ne e dimë që hapat tonë janë të vërtetët, demokratik në ndryshimet dhe reformat. Ata si çdoherë kur dikush shkon fillojnë në mes vete të debatojnë, stimulojnë ndarjet, mos lejoni të hyjnë ndarje të reja në mes jush, pa marrë parasysh se çfarë etnie, sociale ose çfarëdo ideologjie përcaktuese.

Nuk është koha për ndarje, koha është për bashkim”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente, OBRM-PDUKM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *