Blerim Bexheti: VMRO dhe LSDM e duan BDI-në në opozitë, por shqiptarët e votojnë sepse e duan në pushtet

Edhe Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev thoshin BDI-ja duhet të shkojë në opozitë, thotë Blerim Bexheti.

Sipas tij, por BDI-në e duan shqiptarët dhe e legjitimojnë për të marrë pushtetin duke e votuar.“Edhe Nikolla Gruevski thoshte më jepni 61+ që mos të më kushtëzon BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Edhe Zoran Zaevi thoshte – “BDI-ja në opozitë”. Edhe tjerët mund ta thonë. Shumë me bindje e thash dhe çdo qytetar e ka të qartë se e dëshirojnë BDI-në dhe nuk duhet shumë që ta elaboroj. Por Shqiptarët fatmirësisht e dëshirojnë BDI-në dhe e votojnë. Nëpërmjet votës tyre e legjitimojnë”, tha Bexheti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *