Bilall Kasami heq dorë nga mandati i deputetit

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Kuvend ka dorëzuar deklaratë se po heq dorë nga mandati i deputetit dhe kërkon që të mos verifikohet.
“Unë, Bilall Kasami si kandidat i zgjedhur për deputet në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2024, me ndërgjegje të pastër dhe arsye të shëndoshë, të pa detyruar nga askush, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale, deklaroj se heq dorë nga mandati i deputetit dhe të kërkoj të mos më verifikohet mandati nga ana e Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në deklaratën e Kasamit të nënshkruar më 23 maj të vitit 2024, si pjesë e materialeve për seancën e nesërme konstituive të Kuvendit.Kasami ishte kandidat për deputet nga Koalicioni VLEN
Në seancën e parë të përbërjes së re parlamentare e cila është caktuar për nesër me fillim në orën 11, pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Verifikues të Kuvendit. Në seancë duhet të verifikohen mandatet e deputetëve, të zgjidhen kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe Kryetari i Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *