BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

Deklarata e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend.Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit.

Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, VMRO DPMNE rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit.

VMRO-së dhe Mickoskit ju pengojnë qëndrimet dhe misionet demokratike dhe europiane të BDI-së, i pengon barazia e etabluar me Marrëveshjen e Ohrit, i pengon çdo kauzë e inicuar nga BDI për Maqedoninë europiane, që e tillë mund të jetë vetëm duke qenë vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *