Atentat çiftit shqiptar në Greqi! 32-vjeçari vdes në vend, gruaja plagoset

Atentat mafioz para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë.
Dy persona, burrë e grua me origjinë shqiptare u qëlluan me armë në automjetin e tyre. Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja është plagosur dhe po dërgohet në spital.
Burime policore thanë për gazetarin e Top Channel Artur Bibe se viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për 32 vjeçarin Roan Brahimi dhe 37-vjeçaren Katerina Beqo.
Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *