Arsim Sinani, “analisti” i paguar nga Bilall Kasami

Arsim Sinani është “analisti politik” që së fundmi ka lëshuar një varg kritikash për Aleancën për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela po edhe BDI-në e Ali Ahmetit.

Për këto kritika në adresë të dy partive më të mëdha, Sinani është paguar nga ana e Komunës së Tetovës, institucion me të cilin udhëheq kreu i opozitares, Besa, Bilall Kasami.

Por, nuk mbaron me kaqë.

“Analisti” Arsim Sinani mbrëmë është parë dhe fotografuar edhe në tubimin e opozitës shqiptare në Gostivar, ku VLEN promovoi Arben Taravarin.

E ajo që u pa është se Sinani ka marrë pozitë më të mirë në rënditje se edhe vet, deputeti aktual i Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Saliu, i cili një periudhë të tubimit kishte qëndruar në këmbë por tek më vonë është ulur në rendet prapa.

Informacione të besueshme pranë opozitës thonë se Sinani është në kërkim të një pozite fituese në listën e deputetëve të propozuar nga opozita.

Lidhur me pagesën e Sinanit nga Kasami, ka folur edhe një këshilltar komunal nga BDI-ja në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *