Arrestohet në Gostivar personi që sulmoi gruan duke i marrë çantën dhe gjërat personale

Me datë 22.05.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë-Gallatë kanë privuar nga liria personin F.N (28) nga Gorjani i Gostivarit, pasi që një ditë më parë rreth orës 11:50 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 25-vjeçare dhe i kishte marrë çantën me sende personale dhe dokumente. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *