Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

Dy vetura janë përplasur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ferid Bajram” në lagjen Çair të Shkupit, me ç’rast është goditur edhe një këmbësor.
Nga MPB thonë se në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues 30-vjeçarë dhe gruaja që është gjetur në vendngjarje është 65 vjeç. Në aksident ajo ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.
Një pasagjer 19-vjeçar në një prej automjeteve ka mbetur i lënduar lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *