Afrim Gashi rrëfen për prejardhjen e tij kosovare: Nuk ka zhvillim apo ngjarje në Kosovë që nuk e përcjelli me vëmendje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka folur edhe për prejardhjen e tij. Gashi ka deklaruar se babai i tij është i lindur në Kaçanik, ndërsa ka shtuar se gjatë viteve të 50-ta, gjyshi i tij ka punuar në Shkup, dhe për arsye teknike, të vështirësive të qarkullimit në atë kohë ka blerë një shtëpizë të vogël në Shkup dhe ka marrë familjen.
“Me të ndodh tërmeti i madh i vitit 1963, ata rikthehen sërish në vendlindje për një kohë të shkurtë, disa muaj, më pas zhvendosen sërish në Shkup dhe prej atëherë, gjyshi im, axhallarët, hallat e mija jetojmë në Shkup. Unë kam lindur në Shkup ndërsa dy axhallarët e babait tim kanë vazhduar të jetojnë derisa kanë ndërruar jetë në Begrac të Kaçanikut”, ka deklaruar Gashi.
Ai deklaroi se shkon shpesh në Kosovë, ndërsa këtë tha Gashi, e ka traditë nga babai, i cili ka shkuar shumë shpesh për të vizituar familjarët.
“Unë për shkak se jam fëmijë më i vogël i familjes, kam qenë gjithmonë ai që i ka shoqëruar prindërit në këto vizita dhe më ka mbetur zanat t’i vizitojë, edhe pse tash kohën e fundit për shkak të angazhimeve më rrallë, por megjithatë mendoj se mjaftueshëm dhe jam mbi mesataren, jam ndër njerëzit që i vizitojnë familjarët e tyre”, tha Gashi.
Sa i përket zhvillimeve në Kosovë dhe se si e ndjenë ai shtetin e Kosovës, Gashi tha se për të “Kosova është atdheu”.
“Është vendi i prindërve të mijë dhe bashkëndjej me gjithçka që ndodhë në Kosovë. Nuk ka asnjë proces politik, ekonomik, shoqëror që nuk e ndjek atje, dhe e ndjek me shumë vëmendje si të jem i ati vendit”, u shpreh Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *